Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, nė njė debat nė Prishtinė, tha se institucioni qė ai drejton do tė mbėshtesė autoritetet e Kosovės pėrmes monitorimit, kėshillave dhe udhėzimeve nė tė gjitha fushat qė ndėrlidhen me sundimin e ligjit, nė veēanti nė sektorin e policisė, gjyqėsisė dhe doganave me qėllim tė ndėrtimit tė institucioneve tė qėndrueshme nė pajtim me standardet evropiane.
Misioni i EULEX-it do tė ndėrtojė njė partneritet tė fortė me shoqėrinė civile dhe do tė ndihmojė krijimin e kulturės sė bashkėpunimit ndėrmjet institucioneve tė vendit dhe shoqėrisė civile, tha Kermabon.
Sipas tij, roli i EULEX-it, ėshtė qė tė kontribuojė nė zhvillimin e institucioneve tė qėndrueshme dhe demokratike nė aspektin e gjerė tė sundimit tė ligjit dhe tė pėrforcohen kapacitetet e institucioneve kosovare qė tė punojnė nė bazė tė standardeve dhe praktikave mė tė mira evropiane.
Debati me temėn Fuqizimi i sundimit tė ligjit nė Kosovė, u organizua nga Forumi pėr Iniciativa Qytetare dhe Saferworld me tė ftuar nga EULEX-i, institucionet e Kosovės dhe shoqėria civile.