Libri i Rekordeve Guinness edhe zyrtarisht ka vėrtetuar se SSC Ultimate Aero ėshtė automjeti mė i shpejtė nė botė.
Kjo ėshtė hera e parė gjatė dyzet viteve tė fundit qė njė automjet amerikan mban rekordin zyrtar pėr automjetin mė tė shpejtė nė botė. Automjeti i fundit tė cilit njė gjė e tillė i ka shkuar pėr dore ka qenė Ford GT40, nė vitin 1967.
Qė tė regjistrohet nė Librin e Rekordeve Guinness, SSC Ultimate Aero ėshtė dashur tė bėj dy tentime, me kohėzgjatjen mė tė madhe prej njė orė nė mes dy vozitjeve. Nė vozitjen e parė automjeti ka arritur shpejtėsinė 414.31 km/h, derisa nė atė tė dytėn 410.24 km/h. Mesatarja e kėtyre dy shpejtėsive prej 412.28 km/h ėshtė marrė pėr rekord tė ri tė Guinness.
Me rekordin e ri SSC Ultimate Aero pas tij ka lėnė automjetin jozyrtarisht mė tė shpejtė nė botė Bugatti Veyron, i cili ka arritur 408.47 km/h, si dhe rekordin zyrtar tė arritur nga Koenigsegg CCR prej 388 km/h.