Kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama po konsultohet me figura tė larta tė politikės italiane lidhur me programin e ri tė PS-sė. Ish-kryeministrat italianė, Masimo DAlema dhe Giuliano Amato me ekspertėt e tyre janė pjesė e rrjetit ndėrkombėtar tė miqve dhe ekspertėve tė nivelit tė lartė qė po asistojnė Ramėn dhe ekipin e programit tė ri tė Partisė Socialiste.
Gjatė takimit tė dytė nė selinė prestigjioze te fondacionit Italian Europei janė diskutuar draftet e pėrgatitura nga grupet e pėrbashkėta tė ekspertėve pėr energjinė, rritjen ekonomike, punėsimin, arsimin, shėndetėsinė, pensionet dhe bashkėpunimin rajonal.
Disa herė si kryeministėr i Italisė, por edhe si njėri prej ekspertėve mė tė dėgjuar nė Evropėn e sotme, Amato, nė njė prononcim pėr mediat, ėshtė shprehur mjaft optimist pėr kėtė bashkėpunim. Por ai vuri nė dukje se Shqipėria ndodhet ende para problemeve tė mėdha ende tė pazgjidhura.
Shumė gjėra kalojnė pėrmes administratės, madje edhe shėndeti kalon pėrmes administratės dhe impresioni qė e vetmja mėnyre pėr tė mbaruar punė ėshtė ti japėsh diēka dikujt apo qė duhet tė jesh mik i dikujt, ėshtė gjėja e parė qė duhet ndryshuar. Ana tjetėr qė duhet ndryshuar ėshtė njė aspekt fizik i saj (Shqipėrisė). Shqipėria ėshtė njė vend qė ka pėrpara saj njė zhvillim tė madh, por nuk ka energjinė pėr tė bėrė gjėrat qė duhen bėrė, vuri nė dukej ai duke pėrmendur nė kėtė spektėr edhe bujqėsinė.
Gjithsesi Amato nėnvizoi se programi i ri i PS do tė sjellė pikėrisht njė administratė qė funksionon, qė nuk bėn dallimin mes qytetarėve qė nuk i njeh dhe qė i trajton tė gjithė nė tė njėjtėn mėnyrė tė njohur nga ligji.
I pyetur rreth figurės sė Edi Ramės, eksperti italian e cilėsoi atė si njė njeri shumė tė zot por qė duhet tė kėrkojė mė shumė pėr vizionet rreth sė ardhmes. Ėshtė shumė i zoti. Por unė do ti thosha, qė pėr tė fituar zgjedhjet duhet ti kushtojė shumė nga vetja e tij vizionit, pasi zgjedhjet fitohen pėrmes vizionit.
Amato uroi PS tė fitojė zgjedhjet qė tė mund tu japė zgjidhje probleme qė vuri nė dukje dhe nė takimin me Ramėn