Krijimi i shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės, ėshtė zhvillim shumė i rėndėsishėm nė rajonin e Ballkanit dhe zgjidhja mė e drejtė dhe mė e qėndrueshme, faktor stabiliteti, paqeje, begatie pėr rajonin e Ballkanit dhe mė gjerė, ka deklaruar presidenti shqiptar, Bamir Topi gjatė njė takimi qė ka zhvilluar me ambasadorin e Iranit nė Tiranė, Alibeman Eghbali Zarach.
Topi shprehu bindjen se ky realitet ėshtė i pakthyeshėm dhe njohja e saj ndėrkombėtare e pandalshme duke besuar se edhe shtete tė tjera tė OKB-sė do ta njohin Republikėn e Kosovės si njė kontribut real i tyre pėr paqen dhe sigurinė nė Ballkan, pėr sigurinė evropiane, duke respektuar kėshtu edhe vullnetin e ligjshėm tė popullit tė saj.
Gjatė takimit me Zarach, Topi pohoi se marrėdhėniet dypalėshe do tė ndjekin dhe do tu pėrshtaten fushave dhe interesave reciproke tė dy vendeve. Ato duhet tu shėrbejnė zhvillimeve tė brendshme pėr tė cilat vendet tona kanė nevojė dhe sfidave rajonale e globale me dėshirėn e sinqertė pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme mė tė mirė dhe njė botė nė paqe dhe nė harmoni, ka potencuar Topi.
Shqipėria, - theksoi Presidenti i Republikės, - si njė vend anėtar i ardhshėm i NATO-s dhe nėnshkrues i Marrėveshjes sė Stabilizim Asociimit pėr tu anėtarėsuar nė Bashkimin Europian ka qenė dhe do tė jetė nė njė linjė me qėndrimet e aleatėve tė saj euroatlantikė pėr raportet dypalėshe, rajonale dhe globale.