Presidenti i Kroacisė, Stipe Mesiq, ka deklaruar pėr gazetėn gjermane Spiegel se, presidenti i Republikės serbe tė Bosnjės, Millorad Dodik, ėshtė njė Millosheviq i ri, ndėrsa ia ka tėrhequr vėrejtjen Evropės pėr mundėsinė e njė lufte tė re nė Ballkan.
Mesiq ka thėnė se njė konflikt i ri i pėrgjakshėm nė Ballkan, nė rastin mė tė keq, do tė mund tė sillte deri te pasojat qė nga Bosnja e Hercegovina tė mbetet njė shtet i vogėl myslimanė rreth Sarajevės, qė do tė ishte Palestinė evropiane dhe bazė e terrorizmit.
Duke e quajtur Dodikun Millosheviq tė ri, Mesiq ka thėnė se vepra e tij - Republika serbe e Bosnjės, e themeluar mbi spastrimin etnik dhe gjenocidin ende po jeton.
Ai ka thėnė se Dodik ėshtė duke e zbatuar tė njėjtėn politikė sikur pushtetari i dikurshėm nė Beograd, pasi qė pėrherė ėshtė duke e kėrcėnuar bashkėsinė ndėrkombėtare se nėpėrmjet referendumit do tė kėrkojė ndarjen e Bosnjės dhe Hercegovinės.