KHC Solutions
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KHC Solutions


 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Njohja nga Mali i Zi dhe Maqedonia forcon paqen nė rajon

Shko poshtė 
AutoriMesazh





Registration date : 01/01/1970

Njohja nga Mali i Zi dhe Maqedonia forcon paqen nė rajon Empty
MesazhTitulli: Njohja nga Mali i Zi dhe Maqedonia forcon paqen nė rajon   Njohja nga Mali i Zi dhe Maqedonia forcon paqen nė rajon I_icon_minitimeFri Oct 10, 2008 9:34 pm

Njohja e pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės nga dy vendet fqinje, Mali i Zi dhe Maqedonia, ėshtė njė akt shumė i rėndėsishėm, qė do ta thellojė edhe mė tepėr bashkėpunimin tonė shumė tė mirė me kėto dy vende, si dhe do tė ndikojė nė forcimin e paqes dhe tė stabilitetit nė kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės, ka vlerėsuar nėpėrmjet njė deklarate presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu.
“Qytetarėt dhe institucionet e Republikės sė Kosovės besojnė fuqishėm se njohja e pavarėsisė sonė nga kėto dy vende fqinje do tė ndikojė drejtpėrdrejt nė pėrshpejtimin e procesit tė integrimit tė vendeve tona nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO”, ka thėnė Sejdoi.

Synimet e pėrbashkėta pėr punėn e suksesshme tė institucioneve demokratike, pėr fqinjėsi tė mirė dhe pėr integrimet euroatlantike, sipas Sejdiut, janė themelet mė tė shėndosha pėr marrėdhėniet tona nė tė ardhmen.

“Republika e Kosovės ėshtė e pėrkushtuar t'i mbajė zotimet qė ka dhėnė pėr garantimin e plotė tė tė drejtave dhe lirive tė tė gjithė qytetarėve tė saj. Nė kėtė kontekst, theksojmė se pėrvoja e Malit tė Zi dhe e Maqedonisė pėr krijimin e institucioneve demokratike dhe pėr arritjen e standardeve ndėrkombėtare do tė jetė shumė e dobishme pėr ne”, ka potencuar ai.

Sejdiu po ashtu ka bėrė tė ditur se ka pasur biseda tė veēanta dhe shumė tė pėrzemėrta me presidentit e Malit tė Zi, Filip Vujanoviq dhe me presidentin e Maqedonisė, Branko Cėrvenkovski, tė cilėve nė emrin e popullit tė Kosovės, tė institucioneve tė saj dhe nė emrin e tij u ka shprehur mirėnjohjen dhe falėnderimin pėr njohjen e pavarėsisė dhe tė sovranitetit tė Republikės sė Kosovės.

“Nė kėto biseda unė ua kam ripėrsėritur atyre vullnetin tonė tė plotė pėr marrėdhėnie edhe mė tė gjithanshme tė bashkėpunimit tė mirė fqinjėsor, sepse konsiderojmė se kjo ėshtė udha mė e drejtė pėr t'i ēuar pėrpara proceset demokratike nė vendet tona dhe pėr ta shkurtuar rrugėn tonė drejt integrimeve euroatlantike”, ka thėnė presidenti Sejdiu.

Ai po ashtu ka shprehur urime edhe pėr presidentin Marti Ahtisari, i cili tė premten ėshtė nderuar me ēmimin Nobel pėr paqe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Njohja nga Mali i Zi dhe Maqedonia forcon paqen nė rajon
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
KHC Solutions :: Lajme-
Kėrce tek: